5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Posta e Kosovës me pullë postare për 100-vjetorin e IKShPK-së

Për nder të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot vë në qarkullim një emision të veçantë pullash postare me titull “100-vjetori i punës së IKShPK-së”.

Sipas Postës së Kosovës, ky emision ka për qëllim të nderojë një shekull pune të palodhur dhe kontributin e jashtëzakonshëm të këtij instituti në mbrojtjen e shëndetit publik në vendin tonë.

Pulla postare shënon rëndësinë e themelimit të IKShPK-së, institucion kyç i cili vazhdon të mbetet shtyllë e fortë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të individit dhe shoqërisë, mbikëqyrjen e faktorëve mjedisor që ndikojnë në shëndet, parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe jo ngjitëse, si dhe promovimin e shëndetit gjatë tërë jetës.

“Pulla postare e 100-vjetorit është dedikim për profesionistët shëndetësorë, bashkëpunëtorët, studiuesit dhe mësimdhënësit të cilët, me përkushtim dhe pasion, kanë sfiduar çdo pengesë për të ndërtuar një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë. Ky emision i veçantë i përbërë nga një pullë postare dhe një zarf i ditës së parë, do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë të tij. Bashkëpunimi mes Postës së Kosovës dhe IKShPK-së është një mundësi e shkëlqyer për të nderuar këtë trashëgimi të çmuar dhe për të frymëzuar brezat e ardhshëm në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë...

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

Lajmet e Fundit