25.5 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Mungesa e ujit në varrezat e Prizrenit, reagim me një aksion simbolik nga YTHP

Kuvendari i Prizrenit, Ertan Simitçi njëherësh kryetar i YTHP-së ka ngritur sërish shqetësimin për mungesën e furnizimit me ujë në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Sipas tij, kjo situatë krijon vështirësi për familjarët që në prag të festës së Bajramit, përkujdesen për varret e të afërmve të tyre.

“Si çdo herë, në prag të Bajramit, është zakon që bashkëqytetarët tanë ti vizitojnë varrezat, ti pastrojnë dhe ti mirëmbajnë varret e të afërmve të tyre të ndjerë, dhe të luten për ta. Fatkeqësisht, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së ndërmarrjeve publike përkatëse, sot në varrezat e qytetit të Prizrenit nuk kishte ujë. Qytetarët, në këtë vapë të madhe, janë detyruar që të sjellin shishe dhe bidonë me ujë nga shtëpitë e tyre për të pastruar varret”, është shprehur Simitçi në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se bashkë me aktivistët e rinj të partisë kanë shpërndarë ujë për qytetarët, me qëllim që të tërheqin vëmendjen lidhur me këtë problem, që nuk po gjen zgjidhje. “Qëllimi ynë është që zëri ynë të dëgjohet dhe do të vazhdojmë me përpjekjet dhe aksionet tona derisa ai të dëgjohet”, është shprehur Simitçi.

Ndërprerja e furnizimit me ujë në varrezat e qytetit është ngritur si shqetësim disa herë nga Simitçi, i cili pati paralajmëruar edhe reagim përmes rrugëve ligjore për këtë çështje. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Ceremoni përkujtimore në Prizren për ikonën e kinematografisë Bekim Fehmiu

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit legjendar Bekim Fehmiu, Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren organizoi një ceremoni përkujtimore për të...

Prizreni blindon mesfushën: Hazer Brahaj rinovon kontratën

Klubi fubollistik Prizreni ka siguruar vazhdimësinë e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, Hazer Brahaj, duke rinovuar kontratën me mesfushorin që është...

Lajmet e Fundit