-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

EC Ma Ndryshe konsideron se ndarja e subvencioneve nga DKRS dhe DTZHE në Prizren mbetet jo-transparente

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe përmes një reagimi ka theksuar se Komuna e Prizrenit edhe në vitin 2025 ka vazhduar praktikën e transparencës së cunguar në procesin e ndarjes së subvencioneve për organizatat joqeveritare.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) ka publikuar listën përfundimtare të përfituesve, ndërsa Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik (DTZHE) deri tani ka bërë publike listën preliminare, ku sipas EC-it, të dyja këto lista përmbajnë vetëm emrat e përfituesve dhe titujt e projekteve, pa informacione shtesë që do të garantonin transparencë të plotë.

“EC Ma Ndryshe ashtu sikurse edhe në vitet e mëparshme kërkon që publikimi i listave të shoqërohet me informatat si në vijim: kriteret e vlerësimit, emrat e anëtarëve të komisioneve vlerësuese, shumat me të cilat ka aplikuar çdo organizatë, shumat e mbështetura nga drejtoritë përkatëse, si dhe përshkrime të shkurtra të projekteve dhe rezultateve të synuara”, thuhet në reagim.

Publikimi i këtyre të dhënave, sipas EC-it, do të shërbente si shembull i mirë i qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse.

“Transparenca në ndarjen e subvencioneve është një nga parimet themelore të legjislacionit në fuqi dhe një zotim i shpallur publikisht nga menaxhmenti i komunës. Praktika aktuale e publikimit të pjesshëm të informatave bie ndesh me këto parime dhe rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet në reagim.

EC-i ka rekomanduar që drejtoritë komunale ta ndryshojnë praktikën e deritanishme të publikimit të informatave të pjesshme dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar transparencë të plotë në të gjitha fazat e ndarjes së subvencioneve.

Marketing

Më Shumë

Ja nga sa deputetë kanë fituar e kanë humbur partitë politike në zgjedhjet e djeshme

Kosova gjatë së dielës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Totaj viziton Policinë, Zjarrfikësit dhe Urgjencën në natën e ndërrimit të moteve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një vizitë tek Policia, Njësia e Zjarrfikësve dhe Shërbimi i Urgjencës, me rastin e natës...

Lajmet e Fundit