11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Suhareka gati për Testin e Maturës: 564 nxënës hyjnë në provim nesër

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka përmbyllur të gjitha përgatitjet për organizimin e Provimit të Maturës Shtetërore 2025, i cili do të mbahet të shtunën, më 21 qershor, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas të dhënave të siguruara nga shkollat, 564 maturantë nga komuna e Suharekës kanë aplikuar për provim përmes platformës e-Kosova dhe janë të regjistruar për të marrë pjesë në test, raporton PrizrenPress.

Provimi do të zhvillohet në katër objekte shkollore, ku janë ngritur gjashtë qendra testimi: Qendra 1 – Gjimnazi “Jeta e Re”, Qendra 2 – SHFMU “7 Marsi”, Qendra 3 dhe 4 – IAAP “Skënder Luarasi” dhe Qendra 5 dhe 6 – IAAP “Abdyl Ramaj”.

“Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtje të procesit të Maturës shtetërore duke pergatitur Qendrat testuese , caktimin e komisioneve, mbikqyrësve dhe administruesve. Janë shpërndarë udhëzuesit për komisione, administrues dhe nxënës për obligimet dhe detyrat në ditën e testimit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, duke uruar që maturantët të përqëndrohen dhe të besojnë në njohuritë e tyre, u deshiron suksese në Provimin Shtetëror të Maturës./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

OVL e UÇK-së Prizren zhvillon homazhe për dëshmorët dhe martirët në Lubizhdë të Hasit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Lubizhd...

Lajmet e Fundit