9.9 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Certifikohen 12 policë patrullues me biçikletë në Prizren

Dymbëdhjetë zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe ajo e Gjakovës janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të trajnimit për patrullim me biçikletë.

Ceremonia e ndarjes së certifikatave u mbajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, ku u theksua rëndësia e këtij trajnimi për përmirësimin e efikasitetit të punës policore, veçanërisht në zonat urbane dhe këmbësore, raporton PrizrenPress.

Qëllimi i këtij programi ishte avancimi i kapaciteteve të zyrtarëve policorë në ofrimin e sigurisë përmes një qasjeje më të afërt me qytetarët, me mjete ekologjike dhe fleksibile si biçikleta.

Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, të pranishmit i përshëndeti major Vebih Zekolli, i cili i uroi zyrtarët për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë trajnimit.

“Është me rëndësi që njohuritë e fituara të aplikohen në praktikë, për të garantuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve të saj ndaj qytetarëve dhe në rritjen e sigurisë publike, duke investuar në trajnimet dhe pajisjet që ndihmojnë në një patrullim më efikas dhe më të qasshëm./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Lajmet e Fundit