0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Policia flet për aksionin në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një aksion i madh po zhvillohet në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në këtë qytet. Operacioni po zhvillohet në disa lagje të mëdha të qytetit, përfshirë edhe lagjen “Ortakoll”.

Nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv kanë deklaruar se operacioni bëhet në kuadër të planit operativ “Zona Verore 2025”.

“Ka angazhime shtesë të policisë për ofruar siguri për të gjithë qytetarët, kjo në kuadër të planit operativ të sigurisë ‘Zona Verore 2025’”, thanë nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv.

Më herët, Klankosova.tv kishte mësuar se në aksion po marrin pjesë rreth 100 policë. Ende nuk dihet se a ka persona të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Një aksion i ngjashëm policor është zhvilluar në këtë qytet edhe javën e kaluar, pikërisht mbrëmjen e së shtunës (14 qershor), ku u kontrolluan disa lokale dhe u arrestuan pesë persona, ndërsa u sekuestruan edhe armë e mjete të ftohta. Të dyshuarve iu gjetën mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një personi tjetër i ishte gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Marketing

Më Shumë

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

I kishin premtuar se do ta dërgojnë jashtë shtetit për shërim duke e dëmtuar në vlerë 130 mijë euro – arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën,...

Lajmet e Fundit