3.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Vodhi rreth 5 mijë euro, arrestohet brenda natës i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës, konkretisht policët e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale pas një rasti të raportuar të vjedhjes së ndodhur më 24.06.2025, natën, rreth orës 01:50, në Sheshin “Shatërvan” në Prizren.

Sipas raportit, personi i dyshuar A.P. dyshohet se ka vjedhur çantën e viktimës A.K., në të cilën ndodheshin rreth 5 mijë mijë euro.

Tutje në njoftim thuhet se pas aktivizimit të njësive policore, rreth orës 04:00, patrulla ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin në një lokal nate.

“Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht 2540 euro – mjete që dyshohen të jenë të vjedhura. Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai është marrë në pyetje mëngjesin e së njëjtës ditë, në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

Marketing

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

Lajmet e Fundit