Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë.
“Godwin Chibueze Chukwu, një mesfushor me energji, vizion dhe potencial të jashtëzakonshëm”, është prezantuar nga klubi si përforcimi më i ri i ekipit për sezonin e ri në Ligën e Parë, raporton PrizrenPress.
Ai është vlerësuar për aftësitë në ndërtimin e lojës dhe leximin taktik të ndeshjes, duke spikatur si një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit të kaluar.
“Ai ishte një pikë kyçe për skuadrën e tij të mëparshme, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve”, thuhet në njoftim.
“Stafi teknik i FC Prizrenit beson fuqishëm në cilësitë e tij dhe pret që Godwin të jetë një nga befasitë më të bukura të sezonit në Ligën e Parë,” shton klubi.
Sipas klubit, Chukwu tashmë është gati të japë maksimumin për fanellën bardhekaltër dhe të ndihmojë ekipin drejt objektivave të tij, duke ardhur me përkushtim të madh dhe etje për sukses./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren