23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan Hotit – Daja Dani, në Samadraxhë të Suharekës.

Fjala e plotë:

Të nderuar familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe të gjithë ju që jeni mbledhur sot për ta nderuar Ramadan Hotin – dajën Dani, këtë burrë të madh të Rrafshit të Dukagjinit,

Jemi mbledhur këtu me dhimbje në zemër për t’i dhënë lamtumirën e fundit një njeriu që për shumë prej nesh nuk ishte thjesht një familjar apo mik, por një simbol i qëndresës, i vuajtjes, i sakrificës dhe i dashurisë për atdheun – një krenari kombëtare. Ishte Ramadan Hoti, për të gjithë ne i njohur me përzemërsi si Daja Dani.

Jeta e Dajës Dani nuk ishte e lehtë. Ai nuk ishte një njeri i zakonshëm – ai ishte një nga ata burra të rrallë që jetën nuk e panë si rehati, por si një detyrë ndaj atdheut. Jeta e tij ishte e ngarkuar me sfida të mëdha, por edhe me qëndresë të palëkundur. Që 18-vjeçar, ai u burgos politikisht për kauzën popullore “Kosova Republikë”. Ishte pjesëmarrës në demonstratat e viteve ’80 dhe besonte fuqishëm në kërkesat e drejta të kohës – në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në Kosovën Republikë të asaj kohe.

Vuajtjet dhe torturat në burgjet e ish-Jugosllavisë nuk ia thyen shpirtin luftarak, që për shumëkënd, burgimi do të ishte fundi, përkundrazi për Dajën Dani, ishte vetëm fillimi i një rruge përplot beteja jetësore që vetëm ia forcuan më shumë besimin se Kosova një ditë do të ishte republikë e lirë dhe e pavarur.

Daja Dani kurrë nuk qëndroi mënjanë rrjedhave politike të kohës. Kur erdhi koha e luftës për liri, ai ishte ndër të parët që mori armët me besimin se toka e Kosovës kurrë më nuk do të mbetej nën robëri – me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai nuk luftoi për lavdi personale, por për të mbrojtur popullin e tij dhe për të fituar çlirimin e Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë. Dha gjithçka që kishte për lirinë e vendit pa kërkuar asgjë në këmbim.

Pas luftës, ai nuk u tërhoq nga rrugëtimi i UÇK-së, por shërbeu me nder së bashku me shokët në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), duke kontribuar në vendosjen e paqes, sigurisë dhe ndërtimit të vendit për të cilin kishte luftuar. Daja Dani ishte ushtar i popullit – një njeri që ia njihte dhimbjen dhe kërkesat popullit të tij. Ai kurrë nuk e humbi besimin, shpresën, buzëqeshjen e as përkushtimin për të mirën e përbashkët – për bashkimin kombëtar.

Daja Dani nuk ishte vetëm luftëtar; ai ishte edhe një njeri me zemër të madhe, që për ne familjarët ishte burim krenarie, respekti, nderi dhe dashurie. Ai kishte një mënyrë të veçantë për të të bërë për vete, për të të bërë të ndiheshe i mbrojtur, i vlerësuar dhe i kuptuar. Kishte shpirt fisnik, fjalë të pakta, por çdo fjalë e tij kishte peshë për bashkëluftëtarët dhe shokët – sepse ai i mendonte para se t’i thoshte e i vepronte para se të fliste.

Ndërsa sot i themi lamtumirë Dajës Dani, nuk po e përcjellim vetëm një njeri për në botën e amshueshme – po nderojmë një jetë të tërë të përkushtuar për liri, dinjitet dhe dashuri për atdheun e familjen.

Liria që ne gëzojmë sot, mban emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të njerëzve si Ramadan Hoti – Daja Dani.

Sakrifica, mundimet, torturat, vuajtjet dhe qëndresa burrërore e tij në burgjet jugosllave nuk do të harrohen kurrë nga shokët e ish-të burgosurve politikë – idealistë të bashkimit kombëtar. Vepra jote, Daja Dani, me UÇK-në, do të jetojë në historinë tonë dhe në rrëfimet që do t’u tregojmë brezave që vijnë. Sepse ti ishe ushtar i përkushtuar në mbrojtjen e atdheut. Mbi të gjitha, ishe një njeri i mirë – i fshatit, i qytetit të Suharekës dhe i mbarë Kosovës, me virtyte të larta njerëzore.

Do të më mungosh, Daja Dani – mua, shokëve, familjes dhe vendit. Na le një boshllëk të madh, por kujtimet me ty dhe për ty do ta mbushin jetën. Do të jesh gjithmonë me mua dhe mes nesh.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, Daja Dani!
Jam krenar që ishe i imi.
U prehtë në paqe, shpirti yt.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e deshe dhe për të cilin dhe gjithçka.

Lavdi dëshmorëve!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lamtumirë, Daja Dani!

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Lajmet e Fundit