34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala

Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek e fundit.

Pastaj e pasuruam këtë gjithë-dije me Big Brother. Këtu duhet shtuar që kemi shkëlqyer. Në të gjitha aspektet e mundshme. Po habiten me ne edhe vet krijuesit holandez të këtij formati televiziv apo të eksperimentit shoqëror. Ka të ngjarë që do të na dhurojnë falas licencën e autorësisë së Big Brother.

Më në fund  (edhe pse neve kurrë nuk na dihet, apo për ne nuk ka fund), kuptuam që jemi në gjendje, i madh e i vogël  (si thuhet), të flasim për Kushtetutën e Kosovës dhe për Verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Në atë të moçmen, kur në shkollë pyeteshim prej mësueseve dhe arsimtarëve për një libër, në atë formën ‘çka ka dashtë me thënë autori’, apo ‘cila është porosia kryesore e kësaj vepre’, të gjithë ne u hodhëm në sprovë mentale, politike dhe juridike në interpretimin e këtij Vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk dihet a kemi ne si politikë dhe si shoqëri shpëtim prej këtij Aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, por Kushtetuta dhe ky Aktgjykim, nuk do të shpëtojnë prej nesh.

Kështu po duket.

Sidoqoftë, jemi në mes të verës, na ka rënë një zheg i madh mbi kokë, freskim ka pak ose hiç, është, tek e mbrama, sezoni i pushimeve, prandaj, nuk duhet me na marrë shumë për të madhe që po luajmë ‘kushtetutas’.

Sezoni i kësaj loje do të zgjatë, siç po na duket të gjithë neve, deri me 26 korrik  (së paku), kur skadon afati detyrues, sipas Aktgjykimit në fjalë, për ta konstituar Kuvendin e Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Natyrisht, enigma apo e panjohura më e madhe e cila nuk gjendet kund në këtë Aktgjykim, është çka do të ndodhë  (dhe si duhet të ndodhë), nëse në ndërkohë, nuk ndodhë mrekullia e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Duket që vet hartuesit  (gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese), e këtij Verdikti, kanë shpresuar që në përmbajtjen e tij, kanë hapur të gjitha rrugët e mundshme, parësore dhe dytësore, që partitë dhe deputetët e Kuvendit të merren vesh si t’ia bëjnë që ta zgjedhin kryetarin/ kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetarët e tij.

Problemi me ne, (historik), është që kur kemi shumë rrugë para vetes, nuk nisemi fare, duke qenë të sigurte që kemi kohë sa të duash, dhe që do të arrijmë në cak, edhe pse ende nuk e kemi definuar cili është në të vërtetë caku. Sepse, në çdo variant, kur të sqarohet caku, udha e duhur imponohet, dhe të gjitha variantat apo opsionet e tjera bien.

Ky është me siguri rasti edhe me gjithë këtë rrëfimin me të cilin po zgjohemi çdo ditë dhe po biem çdo natë.

Qëllimi i mbajtjes së zgjedhjeve është i qartë, për këdo, për politikanët dhe qytetarët: Krijimi i pushtetit të ri, në këtë rast, të Kuvendit dhe të Qeverisë. Si qëndrojnë punët tani, nuk ka kurrfarë garancie matematikore  (shumica parlamentare) që ky cak/ qëllim mund të arrihet.

Prandaj, të gjitha udhët për të cilat folëm, po të drejtojnë pastaj në një qorr-sokak.

Problemi tjetër, konkret dhe aktual ndër ne, është që me gjasë, ne e kemi identifikuar Gjykatën Kushtetuese me atë Dhomën e VAR-it në futboll, e cila u instalua tash e disa vite në këtë sportin më të popullarizuar në Botë, me qëllim të evitimit maksimal  (shmangia e plotë as me këtë Dhomë nuk është e mundshme, kjo dihet), të gabimeve të referëve të cilët në atë vrullin e çastit nuk shohin se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në fushë.

Gjykata Kushtetuese nuk është VAR. Dhe nuk mund të jetë. Sepse politika nuk është sport dhe as futboll.

Sidoqoftë, duket që kjo Gjykatë nuk do të ketë sivjet fare pushim. Kështu po duket. Tash, siç po kuptohet, politika vendore do t’ia bëjë pyetjet gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, identike me ato të cilat, siç u përmend më lartë, na bënin neve si nxënës në shkollë: ‘Çka keni dashtë të thoni ju me këtë Aktgjykim’, ‘Cila është porosia e juaj kryesore’, etj.etj.

Dhe kështu me radhë. Apo jo.

Duhet disi të kalohet vera e nxehtë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Lajmet e Fundit