31.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

I mituri sulmon policin brenda stacionit në Prizren – Zyrtari detyrohet të përdorë sprej për vetëmbrojtje

Një incident i pazakontë ka ndodhur brenda një stacioni policor në Prizren, ku një i mitur është përfshirë në një përplasje fizike me një zyrtar të Policisë së Kosovës.

Kliko videon:/https://www.facebook.com/share/v/16b6gu6ds1/

Burimet brenda organit të rendit kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur më 07 korrik 2025, rreth orës 01:30, në ambientet e Stacionit Policor “Alfa” në Prizren, gjatë procedurës për marrjen në pyetje të një të mituri lidhur me një rast aksidenti.

I dyshuari, A.K. 17 vjeçar, fillimisht ka hyrë në konflikt verbal me zyrtarin policor, e më pas e ka shtyrë fizikisht me duar, duke e detyruar këtë të fundit që të reagojë me “OC-Spray” për të neutralizuar situatën.

Në momentin e incidentit, në dhomë ndodhej vetëm zyrtari dhe i mituri, ndërsa prindi i të dyshuarit, i cili priste pranim të një gjobe për kundërshtim të urdhrave policorë, gjendej në korridor. Burimet thonë se të dy – i mituri dhe babai i tij – kundërmonin erë alkooli.

I dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i Krimeve të Rënda ka urdhëruar iniciimin e rastit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, me procedurë të rregullt./Sinjali

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Albin Jakupi vazhdon misionin – “Muri i mbrojtjes” nuk lëviz nga Prizreni

Prizreni ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës – qendërmbrojtësin Albin Jakupi, raporton PrizrenPress. Me një figurë...

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Lajmet e Fundit