Në Komunën e Dragashit kanë nisur punimet për një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore që synon përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në zonat malore dhe fshatrat e komuniteteve jo-shumicë. Projekti kap vlerën prej rreth 800 mijë eurosh dhe përfshin ndërtimin e rrjetit të ri elektrik në drejtim të Globoqicës, Krushevës, Restelicës dhe Brodit, raporton PrizrenPress.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, gjatë prezantimit të projektit theksoi rëndësinë që ky investim do të ketë për stabilizimin afatgjatë të rrjetit energjetik në komunë.
“Sot (dje) pata kënaqësinë të prezantoj në fillimin e punimeve të një prej projekteve më të rëndësishme për komunën tonë, lidhur me furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrjetit TM 10(20) kV dhe TU 04 kV në segmentin Globoqicë-Krushevë-Restelicë, si dhe rrjetit TM 10(20) kV dhe TU 04 kV në drejtim të fshatit Brod”, deklaroi Xheladini.
Sipas tij, përfitues direkt të këtij projekti do të jenë fshatrat në drejtim të Restelicës dhe Brodit, që përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të komunitetit jo-shumicë në Dragash, të cilët prej vitesh janë përballur me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.
Financimi i projektit është ndarë mes Komunës së Dragashit, e cila mbulon 45% të kostos, dhe kompanisë energjetike KEDS, që mbulon 55% të shumës.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
“Shpresojmë që ky investim të përfundojë brenda një viti dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve tanë përmes furnizimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike”, shtoi më tej kryetari./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren