Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ri garues, duke prezantuar mesfushorin me përvojë Yll Hoxha.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
Hoxha, i cili ka një karrierë të gjatë pas vetes, ka qenë pjesë e klubeve si TPS Turku në Finlandë, FC Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Feronikeli, Gjilani dhe së fundmi Suhareka. Ai vlerësohet për disiplinën taktike dhe eksperiencën që sjell në fushë, raporton PrizrenPress.
Me këtë rast, nga klubi bardhezi u shprehën të entuziazmuar për afrimin e ri.
“Pas një karriere të gjatë dhe të pasur, Yll Hoxha i bashkohet FC Lirisë! Tani është koha për një kapitull të ri në Prizren – në zemrën bardhezi! FC Liria vazhdon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe me karakter, dhe Ylli është pjesë e këtij rrugëtimi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Me këtë lëvizje, Liria synon të forcojë më tej repartin e mesfushës dhe të shtojë përvojë në skuadër, në prag të sezonit të ri./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren