Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (T?KA) ka ofruar mbështetje për 200 bujq të qytetit të Mamushës në Kosovë duke shpërndarë makina për spërkatje. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Ang?l?, konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Celal Do?an, koordinatorja e T?KA-s në Kosovë, Fulya Aslan, përfaqësues të Komandës së Përfaqësimit turk në Kosovë si dhe shumë bujq.
Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, në fjalimin e tij falënderoi Republikën e Turqisë dhe përfaqësuesit e T?KA-s për mbështetjen e dhënë.
Ai theksoi se ndihma të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e prodhimit bujqësor.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, në fjalën e tij theksoi se që nga viti 2004, kur T?KA filloi aktivitetin në Kosovë, ka realizuar projekte të rëndësishme në fusha si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.
Pas fjalimeve, 200 bujqve iu shpërndanë makinat për spërkatje. Ky program mbështetës u vlerësua lart për kontributin e tij në zhvillimin e bujqësisë në rajon./Foto dhe teksti: RTK
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren