Komuna e Rahovecit ka zhvilluar takimin e parë të buxhetimit me pjesëmarrje, një proces që, sipas saj, përfshin drejtpërdrejt qytetarët në marrjen e vendimeve për prioritetet e shpenzimeve për një buxhet të përcaktuar publik.
Në këtë edicion, komuna ka ndarë një shumë prej 50 mijë euro.
“Këtë vit Komuna e Rahovecit ka ndarë 50 mijë euro të cilat do të shfrytëzohen për implementimin e projektit fitues”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.
Nga pjesëmarrësit në takim janë paraqitur këto pesë propozime: 1. Ndërtimi i parkut në mjediset e shkollës në Malësi të Vogël, 2. Rregullimi i tregut në Lagjen e Epërme, 3. Ndërtimi i obeliskut te Epopeja e UÇK-së në Rahovec, 4. Hapja e lumit në Opterushë, dhe 5. Furnizimi me shporta për mbeturina dhe ndërtimi i një klase verore në shkollën “Xhelal Hajda-Toni”
Komuna ka njoftuar gjithashtu se më 21 gusht në orën 11:00, në parkun e qytetit do të organizohet takimi i dytë i buxhetimit me pjesëmarrje.
“Këto pesë propozime do të vihen në votim dhe projekti më i votuar do të financohet nga Komuna e Rahovecit”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/