Të shtëna armësh në Mazrek të Hasit, policia gjen dhjetëra gëzhoja

Një incident i rëndë që ka vënë në rrezik sigurinë publike është raportuar të dielën pasdite në fshatin Mazrek të Hasit në Prizren, ku banorët kanë dëgjuar breshëri armësh zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025, rreth orës 17:00, kur Policia ka marrë informacion për të shtëna dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në një fushë të hapur, patrulla policore ka gjetur 36 gëzhoja dhe 4 predha të një kalibri ende të paidentifikuar.

Një dëshmitar okular ka treguar se një person i panjohur kishte qëlluar disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga lokacioni.

Hetuesit kujdestarë dhe ekipi i krim-teknikës kanë sekuestruar provat materiale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti po hetohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit