Drejtoria për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, e udhëhequr nga Sabit Berisha me bashkëpunëtorët Enver Mazreku dhe Remzi Buçaj, ka mbajtur sot një takim pune me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës, me qëllim të koordinimit për fillimin sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2025-2026, i cili nis më 1 shtator.
Në takim u diskutua për përgatitjet e bëra gjatë pushimit veror, gjendjen e infrastrukturës shkollore, furnizimin me tekste dhe mjete mësimore – një sfidë që edhe këtë vit mbetet e pranishme – si dhe për planifikimin e aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore, raporton PrizrenPress.
Udhëheqësi i arsimit në komunë, Sabit Berisha, theksoi rëndësinë e disiplinës, sigurisë së nxënësve dhe bashkëpunimit të ngushtë mes shkollave dhe Drejtorisë. Ai siguroi se Drejtoria do të qëndrojë pranë çdo institucioni arsimor për të ofruar mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që mësimi të nisë në kohë dhe të zhvillohet me profesionalizëm.
“Me angazhimin e mësimdhënësve, presim rezultate të shkëlqyera në cilësinë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe në bashkëpunimin me prindërit”,u shpreh Berisha, duke uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të ri shkollor të mbushur me dije dhe suksese në fusha të ndryshme./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/