21 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Dyshohet se u godit në kokë nga vinçi, humb jetën në vendin e punës 35-vjeçari në Mushtisht

Ka humbur jetën në vendin e punës një 35-vjeçar në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi.

https://prizrenpress.com/421746-2h/

Këtë  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se lidhur me këtë incident janë informuar të gjitha njësitet kompetente, përfshirë edhe inspektorin e punës.

“Me datë 01.09.2025, rreth orës 14:30, stacioni policor në Suharekë është informuar nga Emergjenca–Suharekë se kanë pranuar një person me lëndime të rënda. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar ekipin mjekësor, i cili ka informuar se kanë pranuar personin P.O., rreth 35 vjeçar, nga fshati Mushtisht, pa shenja jete”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Lidhur me këtë incident janë informuar të gjitha njësitet kompetente, përfshirë edhe inspektorin e punës. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima, gjatë punës në një kompani në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, duke operuar me një ngarkues (vinç), në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë”.

“Njësitet e hetuesisë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kujdestar, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin si vepër penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në konfirmim./

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liqeni i Vërmicës shndërrohet në luginë ku kullosin bagëtitë, ankohen bizneset e zonës

Thatësira që zgjati me javë të tëra në Kosovë dhe rajon ka bërë që Liqeni i Vërmicës të thahet dhe në shtratin e tij...

Rubin Kryeziu, goditja e re e Drinit të Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Rubin Kryeziu, i cili nga sot është pjesë e ekipit për këtë sezon, raporton...

Lajmet e Fundit