0.7 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Suhareka dhe Oda e Arkitektëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim urban

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).

Ky memorandum ka për qëllim të vendosë bazat për bashkëpunim në fushën e planifikimit hapësinor, arkitekturës dhe zhvillimit urban të qëndrueshëm në komunë, duke shfrytëzuar ekspertizën e OARK-së dhe vullnetin e Komunës së Suharekës për të siguruar zbatimin e praktikave më të mira në këto fusha, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të komunës, bashkëpunimi do të përfshijë: hartimin e planeve strategjike, multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse komunale; organizimin dhe zhvillimin e konkurseve profesionale për projektim arkitektonik dhe urban; hartimin e kritereve profesionale për projektet dhe konkurset publike; promovimin e transparencës, profesionalizmit dhe cilësisë në arkitekturë dhe urbanizëm, si dhe zbatimin e standardeve etike në proceset urbane; ofrimin e asistencës dhe ekspertizës profesionale sipas nevojës; si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që synojnë përmirësimin e infrastrukturës publike dhe cilësisë së jetesës në Komunën e Suharekës./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si...

Babai në Prizren raporton se i është zhdukur djali

Një person në Prizren ka raportuar se i është zhdukur djali i tij. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është zhdukur nga 23 dhjetori. “Rr....

Lajmet e Fundit