10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Forcohet bashkëpunimi mes Policisë dhe Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Faruk Dakaj, me qëllim të vlerësimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe identifikimit të mundësive për përmirësim të mëtejshëm.

Në takim morën pjesë edhe stafi drejtues i të dy institucioneve, ku u diskutua për koordinimin e deritanishëm, i cili u vlerësua si i frytshëm dhe i dobishëm për funksionimin efikas të sistemit të sigurisë dhe trajtimit korrekt të personave të paraburgosur.

“Të dyja palët shprehën mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe u zotuan për forcimin dhe zgjerimin e tij në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe shkëmbimit të përvojave profesionale”, thuhet nw njoftim.

Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për rritjen e efikasitetit institucional dhe garantimin e standardeve të sigurisë dhe humanizmit në trajtimin e personave në paraburgim.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit