7.4 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Nait Hasani: Liria që ne gëzojmë sot, ka emra, ka histori dhe ka gjak

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Stubëll të Poshtme, komuna e Vitisë, u vendos gurthemeli i kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi. Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë nga mbarë rajoni.

Kompleksi memorial pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme përkujtimore, ku brezat e ardhshëm do të ndalen për të reflektuar mbi sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, në fjalimin e tij para të pranishmëve, theksoi rëndësinë historike dhe emocionale të këtij momenti.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

“Duke kujtuar jetën dhe veprën e Rexhep Bislimit, Hasani tha se ai ishte një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili besoi në lirinë e popullit shqiptar deri në frymën e fundit. Ai u arrestua padrejtësisht dhe u vra mizorisht në burgjet e pushtuesit serb, por vdekja e tij u shndërrua në udhërrëfim për luftëtarët e UÇK-së”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Halili, vlerësoi iniciativën si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së kujtesës kolektive dhe nderimit të dëshmorëve të kombit. Ai tha se Stubëlla, Vitia dhe e gjithë Kosova do ta kenë gjithmonë një vend të shenjtë përkujtimi, ku historia nuk do të harrohet, por do të frymëzojë brezat që vijnë.

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ceremonia u mbyll me një thirrje për unitet dhe përkushtim ndaj vlerave për të cilat u flijuan dëshmorët e kombit. Gurthemeli i kompleksit memorial për Rexhep Bislimin është dëshmi se kujtesa jonë nuk shlyhet, se gjaku i dëshmorëve është themeli i shtetit tonë, dhe se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse luftës së UÇK-së.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Lajmet e Fundit