7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Ndahet nga jeta aktori dhe profesori i shquar, Enver Petrovci

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të njohur, Enver Petrovci, një prej figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Petrovci, kolegët, miqtë dhe gjithë publikun që për vite me radhë ka çmuar dhe ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike, raporton PrizrenPress.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike. Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, thuhet në telegramin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Petrovci njihet si një nga aktorët më të kompletuar shqiptarë, me një karrierë të pasur në teatër, film dhe televizion, si dhe si profesor i përkushtuar që formoi breza të tërë artistësh./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit