1.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Anwil dalin nesër në shitje

Bashkimi i Prizrenit ka njoftuar se nga e martja do të nisë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Anwil Wloclawek, e vlefshme për para-kualifikimet e FIBA Europe Cup, që do të zhvillohet të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, biletat do të mund të blihen të martën, nga ora 15:00 deri 19:00, para palestrës “Sezai Surroi” dhe ditën e ndeshjes, nga ora 12:00, po ashtu para palestrës.

Organizatorët kanë bërë të ditur se secili person mund të pajiset me maksimumi dy bileta, ndërsa hyrja në palestër është e mundur vetëm me biletë, pa përjashtim moshe.

Çmimi i biletës së rregullt është 3 euro, ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 15 euro dhe do të jenë në shitje vetëm ditën e ndeshjes.

Bashkimi ka ftuar tifozët që të mbushin tribunat dhe të jenë pranë skuadrës në këtë përballje historike për klubin prizrenas./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kriza e furnizimit me rrymë në Suharekë, Muharremaj apel qytetarëve: Nuk është problemi te kryetari i komunës

Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën. Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më...

Emërime të reja në Dragash: Qafleshi-Skeraj shefe e Kabinetit të Kryetarit, Halili drejtor i Administratës

Komuna e Dragashit ka njoftuar sot për dy emërime të reja në pozitat udhëheqëse të administratës komunale. Sipas njoftimit, Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe...

Lajmet e Fundit