Enver Sulaj
Mbetja e Shqipërisë nën kampin e kuq, pas LDB-së, megjithë përpjekjen e forcave nacionaliste për një Shqipëri me perëndimin, përbën një zhvillim dramatik për kombin tonë, pasojat e të cilit vërehen edhe sot. Poashtu mbetja e Kosovës dhe viseve tjera etnike nën Jugosllavinë përbën plagën tjetër kombëtare, që për nacionalistët shqiptarë ishte kambanë alarmi për të bërë të pamundurën që një ditë të dilet nga këto kthetra.
Menjëherë pas luftës, Enver Hoxha, përveç eliminimit të kundërshtarëve politikë, u vërsul gjithashtu edhe mbi klerin, mbi intelektualët me dije perëndimore dhe mbi gjithçka që e ruante si të shenjtë identitetin shqiptar. Përpjekjet për të rrëzuar nga pushteti qenë të vazhdueshme, por ai dilte çdoherë fitues-ishte një hap para të tjerëve. Dhe, kjo, tashmë është e qartë sepse në Shqipëri po luanin lojën e tyre edhe shërbimet inteligjente dhe faturën e këtyre lojrave tashmë dihet se e kemi paguar shtrenjtë ne shqiptarët.
Jo vetëm një e zezë për shqiptarët, por orientimi i Shqipërisë, herë kah Kina e herë kah Bashkimi Sovjetik, e bënin atë një vend të rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin e Evropës dhe për interesat amerikane në këtë pjesë të botës. Shqipëria e vogël qe bërë një e keqe e madhe, që eksperimentonte jo vetëm me veten, por e kërcënonte sigurinë e një rajoni më të gjerë, sepse nga portet shqiptare kontrollohej mbarë Mesdheu. Nuk ka më opozitë politike në Shqipëri, thuhet një raport të CIA-s nga Shqipëria. Pushteti komunist po shtrihej me egërsinë e tij në çdo pore të jetës. Kufiri ishte shndërruar në një kufi vdekjeje. Gjithnjë sipas raporteve të shërbimit sekret amerikan, kufiri ishte bërë zonë e ndaluar-që përfshinte një territor prej 1500 metrash largësi. “Ashtu si në jug të Shqipërisë, edhe përgjatë kufirit verior ekziston një zonë e ndaluar, me një thellësi prej afërsisht 1,500 metrash” (29 maj 1952).
Edhe kjo Shqipëri komuniste e si mos më keq, u pengonte fqinjve tanë nga veriu e jugu. Orekset për ta zhbërë vijuan edhe pas LDB-së. Në njërën anë Greqia, me gjendjen e luftës së shpallur, e në tjetrën Jugosllavia e Titos, e cila përpiqej që të shfrytëzonte çdo moment, njëherë për ta destabilizuar e pastaj, mundësisht, edhe për të ndërhyrë ushtarakisht në Shqipëri e për të krijuar një republikë të re jugosllave.
Shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri e kanë shoqëruar gjatë tërë atyre viteve qeverinë amerikane, e cila përmes burimeve të saj të inteligjencës ndiqte çdo hap në zhvillimet në vend, qoftë lëvizjet në fushën ekonomike, por edhe lëvizjen e trupave ushtarake, në zonat ku pritej të kishte përpjekje për lëvizje antikomuniste. Nga perspektiva e dokumenteve të CIA-s, mund të shihet se shqiptarët, jo vetëm që kanë qenë të vetëmashtruar, por shpesh edhe pre e bashkëpunimit ideologjik, qoftë me jugosllavët e sovjetikët përmes shkëmbimit të informacioneve sekrete, por edhe lojrave të këtyre shërbimeve, që tashmë janë të njohura botërisht.
Forcat nacionaliste shqiptare nuk kishin asnjë dilemë se fundi i së keqes në Shqipëri ishte ngadhënimi mbi ideologjinë komuniste. Në një raport të shërbimit sekret ameriakn, CIA, të publikuar më 15 shtator 1949, ku pasqyrohen pikëpamjet e Bllokut Kombëtar Independent, thuhet: “BKI (Balli Kombëtar Independent-bër. E.S.) ka si bazë të programit të saj politik dy synime themelore: Të përdorë të gjitha mjetet për të çliruar Shqipërinë nga zgjedha sovjetike dhe të kërkojë çdo mundësi për t’i mundësuar popullit shqiptar të fitojë lirinë e nevojshme për të vendosur lirisht të ardhmen e saj“.
“Komunizmi në Shqipëri ka më shumë natyrë racore sesa shoqërore, pra shërben si kamuflazh për Imperializmin Pansllav Sovjetik. Rreziku vdekjeprurës i presionit pansllav mbi kombin e vogël shqiptar, qoftë në formën e carizmit apo të bolshevizmit, mbetet gjithmonë i njëjtë. Partia Komuniste Shqiptare u krijua dhe u organizua nga dy agjentë sllavë të quajtur Dushan dhe Miladin, të cilët synonin vetëm të përgatisnin terrenin për infiltrimin rus.”
Fshatari shqiptar ishte shkatërruar. Atij i ishte marrë gjithçka, edhe ajo trohë toke që e kishte, duke e përballur për herë të parë në historinë e tij me kequshyeshmërinë, sa më të drejtë Ismail Kadare bëntë thirrje në ditën e fundit të regjimit, që fshatarit t´i kthehej lopa e të përmirësohej raca shqiptare, e cila përmes kequshqyerjes kishte pësuar si më së keq. Deri këtu kishte shkruar çështja, ndërkohë qeveria shqiptare e Enver Hoxhës, duke ndjekur modelin rus të kolzolave, po bënëtë eksperimenete të tilla duke bërë kolektivizimin e tokave e duke e lënë fshtarin pa një copë tokë, nga e cila ai nuk kishte hequr dorë kurrë.
Të ndodhur në zonën e nxehër kufitare, kjo zonë qe arenë përplasjesh të shpeshta në mes shërbmieve, por që popullata e pagoi shtrenjëtë-duke qenë të detyruar të largoheshin, qoftë për shkak të bindjeve ideologjike, por edhe të propagandës jugosllave që bëhej në këto zona. “Ekziston dëshmi e pakënaqësisë së përhapur midis popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit është kundër regjimit aktual komunist të Enver Hoxhës. Regjimi qëndron në pushtet vetëm nëpërmjet terrorit politik dhe kontrollit të rreptë mbi të gjitha mjetet e jetesës. Policia sekrete, e kontrolluar nga Ministri i Brendshëm, Gjeneral Lejtnant Mehmet Shehu, ka zhvilluar një rrjet të gjerë spiunësh vendorë që mbajnë nën vëzhgim të afërt popullsinë. Përveç kësaj, Ministria e Brendshme ka njësi speciale ndjekjeje që operojnë kryesisht në zonat malore, ku ndjekin grupet e izoluara të rezistencës aktive dhe përhapin terror tek fshatarësia.”
“Mjete të tjera të përdorura nga regjimi për të shtypur popullin janë: rojet e fshatit, të përbëra nga disa rrufianë besnikë të Partisë Komuniste; agjitatorët nga organizatat e rinisë komuniste; dhe formacionet e ushtrisë së rregullt, e cila aktualisht është numerikisht më e madhe se kurrë më parë në historinë moderne të Shqipërisë.” Operacionet policore në Shqipërinë veriore po rriten çdo ditë; 800 burra të Armatës Speciale mbërritën në Pukë dhe Iballë në fillim të shkurtit 1950, duke ardhur nga Shkodra dhe Kukësi. Janë bërë shumë arrestime dhe vazhdon sekuestrimi i armëve nga civilët — 55 armë janë konfiskuar nga autoritetet gjatë dy muajve të fundit.
Në të njëjtën zonë të përgjithshme, ka një shtim të aktivitetit nga ana e agjentëve të Qeverisë që kanë për detyrë kapjen e çdo agjenti të huaj që mund të veprojë në atë zonë” CIA, 13 shkurt 1951). Për ata që në Shqipërinë e Enver Hoxhës shihnin një forcë ushtarke kombëtare, që në një situatë apo tejtër do t’i gjendje në krahë pjesës tejetër të kombit të ndarë, ja ç’shkruhet në një raport të CIA-s, të datës 25 shtator 1951:” Edhe pse ushtarët e thjeshtë të Ushtrisë Shqiptare duket se e urrejnë regjimin aktual, shumica e oficerëve dhe politikanëve janë anëtarë besnikë të partisë. Mbi ta qëndrojnë Mehmet Shehu, i cili ka kontroll të plotë mbi të gjitha forcat e sigurisë, dhe Enver Hoxha, që është Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i Mbrojtjes Kombëtare. Më lart akoma janë numri i madh i “ekspertëve” sovjetikë të KGB-së dhe ushtarakëve, të cilët sot janë zotëruesit e vërtetë të forcave të armatosura dhe të sigurisë në Shqipëri. Bashkimi Sovjetik kontribuon si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi në mbështetjen e regjimit të Hoxhës.
Ndihma ekonomike, materialet luftarake dhe ekspertët ushtarakë e teknikë përbëjnë ndihmën e hapur dhe të drejtpërdrejtë sovjetike. Vlerësohet se rreth 1,000 ekspertë ushtarakë dhe civilë sovjetikë mbajnë aktualisht pozita kyçe në polici, ushtri, dhe në administratën civile si dhe krye të udhëheqjes së lartë të byros së partisë” (CIA, 25 shtator 1951). Në dhjetor të vitit 1950 CIA raporton për lëvizje ushtarake brenda Paktit të Varshavës, ku nuk mënjanohej sigurisht as Shqipëria. ”Dërgesat ajrore të materialeve luftarake dhe të trupave me parashutë në Shqipëri përmes Budapestit vazhduan gjatë muajit nëntor. Më 15 nëntor u raportua se “Divizioni i 10-të Sovjetik Ajror” është transferuar në Veszprem dhe Papa, prej nga do të niset drejt Shqipërisë” (CIA, 11 dhejtorit 1950).
Ndonëse në popull shpesh përflitej për vizita të befasishme të liderëve të lartë në zona të caktuara, këto vizita shpesh janë ndjekur edhe nga shërbimi sekret amerika, dhe ajo që është më e çuditshmja, bashkë me Ministrin Mehmet Shehu, në makinë e tij ndodhej edhe një rus: “Më 3 shkurt 1950, Gjenerali Mehmet Shehu mbërriti në Pukë, ku vizitoi disa njësi policore të stacionuara aty; pak më vonë, ai u nis drejt Kukësit. Shehu, i cili sapo kishte ardhur nga Shkodra, ishte në një turne të përgjithshëm inspektimi përgjatë kufirit verior të Shqipërisë me Jugosllavinë. Ai shoqërohej nga dy kamionë me ushtarë, dhe në makinën e tij udhëtonin dy persona me rroba civile, njëri prej të cilëve besohej të ishte rus (13 shkurt 1951). Ndërkohë, i njëjti raport flet edhe për fluturime mbi qiellin verior: “Aeroplanë të paidentifikuar vazhdojnë të kryejnë fluturime ditën dhe natën mbi Shqipërinë e veriut, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike”.
“Operacionet policore në Shqipërinë veriore po rriten çdo ditë; 800 burra të Armatës Speciale mbërritën në Pukë dhe Iballë në fillim të shkurtit 1950, duke ardhur nga Shkodra dhe Kukësi. Janë bërë shumë arrestime dhe vazhdon sekuestrimi i armëve nga civilët — 55 armë janë konfiskuar nga autoritetet gjatë dy muajve të fundit. Në të njëjtën zonë të përgjithshme, ka një shtim të aktivitetit nga ana e agjentëve të Qeverisë që kanë për detyrë kapjen e çdo agjenti të huaj që mund të veprojë në atë zonë” (13 shkurt 1951).
Në rrethan të tilla të rënda, jo pak qytetarë detyroheshin të largoheshin nga Shqipëria, qoftë për shkak të mjerimit ekonomik, por edhe për shkak të bindjeve ideologjike. Duke qenë më afër kufirit, presioni ishte i shumëfishtë.
Kjo që u tha më lart është vetëm një copëz e zhvillimeve në Shqipëri në vitet 50, ku ka ankth, frikë e trishtim, ndërkohë vendi po hynte në epokën e tij më të errët, nga e cila zyrtarisht ka dalur në 90-tën, por gjurmët e mentalitetit komunist dhe pasardhësve të tij ideologjikë viojnë të frymojnë pa u hyrë një therrë në këmbë, ndonëse mëkate e bëra ndj popullit të tyre janë të mëdha dhe asnjëherë nuk kanë dhënë përgjegjësi për to.
Banorët e Lumës dhe viseve tjera në kufirin me Jugosllavinë i kishin të njohura mizoritë sllave që nga Luftërat ballkanike, kur forcat serbe në shenjë hakmarrjeje, kishin masakruar e shkretuar fshatra të tëra. Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë, autori i këtij shkrimi akoma i ka të freskëta këto zhvillime, përmes kujtimeve nga gjyshi e babai, por edhe patriotë të tjerë, të cilët kanë rrëfyer mbi ato që opinionit tashmë i janë bërë të ditura edhe përmes burimeve tjera. Por, për hir të së vërtetës historike duhet të rikthehen në memorie këto zhvillime, sepse ua kemi borxh shpirtrave të vuajtur e të masakruar të cilët meritojnë të prehen në qetësi.
PS: Citimet janë hequr nga autori.
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren