18.5 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Vjollca Kuzhnini, kandidatja e AAK-së për Kuvendin e Prizrenit, zhvilloi aktivitete në kuadër të fushatës zgjedhore

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Vjollca Kuzhnini, e cila garon me numër 9 në fletëvotim, ka zhvilluar disa takime me qytetarë dhe përfaqësues të organizatave lokale në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Një nga takimet e zhvilluara së fundmi ishte me Shoqatën “Zgjatma Dorën”, nën udhëheqjen e Fehmie Kurejshi. Sipas Kuzhninit, ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm në drejtim të shkëmbimit të ideve për një Prizren më të zhvilluar dhe më solidar.

“Ky takim ishte një hap i rëndësishëm në kuadër të fushatës sonë zgjedhore për 12 tetor, ku ndamë idetë tona për një Prizren më të zhvilluar, më solidar dhe me më shumë mundësi për secilin qytetar” shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Në vazhdën e aktiviteteve të saj, kandidatja Kuzhnini vizitoi edhe fabrikën e çokollatës “Camila” në Prizren, ku u njoh nga afër me procesin e prodhimit të çokollatave vendore.

“Po ashtu pata kënaqësinë sot të vizitoj fabrikën e çokollatës Camila, një vend ku ëmbëlsia merr formë dhe aromë. Aty pashë nga afër se si punohet çokollata, nga përgatitja e masës së parë e deri te paketimi përfundimtar”.

Ajo shtoi se mbeti veçanërisht e impresionuar nga përkushtimi i punëtorëve dhe cilësia e produkteve: “Fabrika Camila mbetet një shembull i punës cilësore vendore dhe një vend që na kujton se ëmbëlsia nuk është vetëm shije, por edhe përvojë e paharrueshme.”

Kuzhnini ka paralajmëruar edhe takime të tjera me qytetarët e Prizrenit gjatë ditëve në vijim, duke theksuar se përfaqësimi i denjë dhe afërsia me qytetarët do të jenë prioriteti i saj në Kuvendin Komunal.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025, ndërsa fushata zgjedhore tashmë ka hyrë në fazën e saj më intensive.

 

Më Shumë

Gentrit Halili rinovon me Ballkanin deri në vitin 2028

FC Ballkani ka njoftuar se mbrojtësi 23-vjeçar Gentrit Halili ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2028, raporton PrizrenPress. Halili është pjesë...

LDK në Malishevë premton ujë të pijshëm, energji dhe investime në bujqësi

LDK ka hapur fushatën në Malishevë, ku kryetari Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar, Fatmir Ademaj, premtuan ujë të pijshëm, furnizim të qëndrueshëm me...

Lajmet e Fundit