Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Istogun me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Parë.
Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin e trajnerit të ri, Liridon Leci, i cili mori drejtimin e ekipit vetëm pak ditë më parë, raporton PrizrenPress. Fillimi ishte ideal për prizrenasit, të cilët me lojë të disiplinuar dhe efikase arritën të kënaqin tifozët në stadium.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:1 falë golave të Albion Kurtajt dhe Ardi Ajdinit, ndërsa për mysafirët shënoi Enis Miranaj. Në pjesën e dytë, Fitim Susuri vulosi fitoren me golin e tretë për Lirinë, duke siguruar tri pikë të arta për ekipin.
Ky sukses konsiderohet si hap i mbarë i “kapitullit të ri” të Lirisë me trajnerin Leci në krye, duke sjellë optimizëm për vazhdimësinë e sezonit dhe synimet e klubit në garat elitare./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren