Në kuadër të javës së 10-të të Raiffeisen Ligës së Parë, sot, qyteti i Prizrenit do të bëhet epiqendra e futbollit kosovar me derbin lokal mes Prizrenit dhe Lirisë.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin “Përparim Thaçi”, duke nisur nga ora 15:00, dhe hyrja për tifozët do të jetë 2€, raporton PrizrenPress.
Në këtë përballje, Liria renditet në vendin e 8-të, duke kërkuar ngjitjen në renditje dhe pikët e nevojshme për të qëndruar larg zonës së mesme të tabelës. Prizreni, nga ana tjetër, ndodhet në vendin e 12-të, duke kërkuar pikë të vlefshme për të dalë nga zona e rrezikut dhe për të përmirësuar pozicionin e tij në kampionat.
Ky derbi premton emocion dhe rivalitet të zjarrtë, pasi dy skuadrat nuk luftojnë vetëm për tre pikët, por edhe për prestigjin dhe krenarinë e qytetit të Prizrenit. Atmosfera pritet të jetë festive, me tifozë të angazhuar që do të mbështesin skuadrat e tyre deri në fund./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/