Samir Selmani: Do të angazhohem për rikthimin e logos së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Samir Selmani, ka theksuar se do të angazhohet me përkushtim për rikthimin e logos së vjetër të qytetit, në të cilën figuron viti 1878, që lidhet ngushtë me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Selmani tha se kjo logo nuk është vetëm një simbol estetik apo administrativ, por pjesë e identitetit historik dhe kombëtar të Prizrenit.

> “Logoja e vjetër e Prizrenit me vitin 1878 nuk është thjesht një shenjë. Ajo është simbol i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe i identitetit tonë kombëtar. Si qytetar i këtij qyteti dhe si kandidat për Kuvendin Komunal, e ndjej obligim moral të ngre zërin për ruajtjen e kësaj trashëgimie”, ka deklaruar Selmani.

Ai shtoi se më 12 tetor, nëse fiton besimin e qytetarëve, do të kërkojë në Kuvend rikthimin zyrtar të logos së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si një shenjë respekti ndaj historisë dhe rrënjëve kombëtare të qytetit.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit