Zyrtarët doganorë të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të vendit, ku u zbuluan dy çanta luksoze të markës së njohur “Hermes”, të cilat nuk ishin deklaruar në momentin e hyrjes, raporton PrizrenPress.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të detajuar në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmonte vlerën e lartë të mallit, në shumën prej 16,614 euro.
“Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore”, thuhet në njoftimin e DK-së.
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/