17.6 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Debutim dinjitoz i Bashkimit në FIBA Europe Cup

Bashkimi debutoi në grupet e FIBA Europe Cup. Nënkampioni i Kosovës pësoi nga Cibona në Kroaci me rezultat 93:79 (18:22, 29:19, 27:15, 19:23), raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen shumë mirë, duke arritur të fitojë çerekun e parë 18:22, derisa lojë e baraspeshuar u zhvillua në çerekun e dytë, deri në minutën e fundit, pranë rezultatit 39:39, por më pas vendasit u shkëputën, duke shkuar në pushim me rezultat 47:41.

Kroatët ishin më të mirë në periodën e tretë, 27:15, ku shifrat pas 30 minutash ishin 74:56, derisa dhjetë minutat e fundit ishin më të baraspeshuar, por që nuk kishte dallim të madh në rezultatin përfundimtar, që ishte 93:79.

Te Bashkimi u dalluan Kyan Anderson me 22 pikë, Jan Palokaj me 16 dhe Isaiah Cousins me 15.

Ndeshjen e ardhshme Bashkimi e zhvillon si mysafir i Pallacanestro Reggiana më 22 tetor./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zgjedhjet lokale në Prizren/ Kandidatët e Bashkimit Demokratik dhe votat që morën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet  për kandidatët e Bashkimit Demokratik për Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas përfundimit të numërimit të votave. Sipas të...

United Basketball fiton bindshëm ndaj Junior 06

United Basketball ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 me rezultat 87:73 (30:16, 25:20, 18:18, 14:19), në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Skuadra...

Lajmet e Fundit