12.5 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç 13 lidhje ilegale të ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton se gjatë kësaj jave ekipet inspektuese kanë ndërmarrë aksione në terren, ku janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej 13 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, rastet e evidentuara janë regjistruar në: Prizren – 9 lidhje ilegale, Suharekë – 4 lidhje ilegale.

Nga “Hidroregjioni Jugor” bëhet e ditur se aksionet për zbulimin dhe parandalimin e keqpërdorimeve me ujin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Kompania thekson se ndaj të gjithë personave të përfshirë në raste të tilla do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.

“Apelojmë tek të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në ruajtjen e një sistemi të drejtë dhe të qëndrueshëm të furnizimit me ujë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni ndalon aktivitetet e gjuetisë për sezonin 2025–2026

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se për sezonin e ardhshëm 2025–2026 ndalohet zhvillimi i çfarëdo aktiviteti të...

Suharekë, gjobat e trafikut dorëzohen në shtëpi

Stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar me dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje. Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë identifikuar...

Lajmet e Fundit