8.9 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Bashkimi synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës franceze Dijon

Bashkimi do të përballet të mërkurën me skuadrën e njohur franceze JDA Dijon, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup. Takimi zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00, raporton PrizrenPress.

Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të garës, pasi kanë pësuar humbje në dy përballjet e para të Grupit J.

Për Bashkimin, që po garon për herë të parë në një kompeticion evropian të këtij niveli, kjo ndeshje para tifozëve të vet ka rëndësi të madhe, jo vetëm për rezultatin, por edhe për përfaqësimin e denjë të basketbollit prizrenas dhe kosovar në arenën ndërkombëtare.

Skuadra portokallezi pësoi në dy takimet e para ndaj Cibonës dhe Pallacanestro Reggiana, por ka shfaqur lojë të përmirësuar dhe besim për të arritur fitoren e parë në histori të klubit në FIBA Europe Cup.

Në prag të përballjes, klubi ka bërë thirrje për mbështetje masive nga tifozët, të cilët mund të sigurojnë biletat nga nesër në mëngjes, përpara palestrës “Sezai Surroi”.

“Ejani t’i mbështesim djemtë tanë të mërkurën!”, është mesazhi i klubit për të gjithë dashamirët e basketbollit prizrenas./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Rritja e kapaciteteve ujore në Prizren, takim koordinues për projektin e Vermicës

Dje u zhvillua një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanisë Infra Plus, në kuadër të përgatitjes së projektit kryesor për shtimin e kapaciteteve ujore...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit