Marrëveshja ndërqeveritare përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha. E para që përkon me sezonin turistik nga data 1 maj deri më 30 shtator, ndërsa periudha tjetër me sezonin e dimrit nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Periudhat në fjalë janë cilësuar me ngarkesën më të madhe të hyrje-daljeve në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën sidomos sezoni i verës por edhe në festat e fundvititi, shkruan rtsh.al.
Marrëveshja në fjale filloi së implementuari gjate verës së shkuar. Sipas marrëveshjes, veç kalimit të lehtësuar të kufirit, patrullat e përbashkëta të policisë rrugore patrullojnë të gjitha rrugët drejt qyteteve bregdetare. Në fillim të implementimit, marrëveshja ndërqeveritare ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare Morin-Vërmicë, ndërsa pas kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së numrit të kalimeve u përfshinë edhe pikat e tjera të kalimit të kufirit Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost.
Ndërsa përgjatë brezit kufitar u hapën edhe 22 vendkalime të lehtësuara të kufirit për banorët e fshatrave në një brez 30 kilometra në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve përveç lehtësirave kufitare është fokusuar edhe në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës në këto zona. Kujtojmë se qeveria e Kosovës ndërtoi rrugët Kerstec, Pakisht, Zapod dhe Gorozhup Pogaj, dhe projekte të tjera. Këtë vit sipas të dhënave nga policia kufitare më shumë se 5.5 milion shtetas janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në pikat e përbashkëta kufitare, ku peshën më të madhe padyshim e mban pika e kalimit kufitar në Morinë.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
