Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër, njëri 32-vjeçar dhe tjetri 45-vjeçar, u vranë me armë zjarri nga dhëndri i tyre. Ngjarja ndodhi para dyerve të shtëpisë familjare, ndërsa i dyshuari me inicialet A.I. është ende në arrati.
Sipas të afërmve të viktimave, i dyshuari kishte ardhur për të marrë bashkëshorten e tij – motrën e dy viktimave – e cila po qëndronte te familja e saj pas vdekjes së babait disa ditë më parë. Pikërisht në momentin kur po dilnin nga shtëpia, jashtë portës, ka shpërthyer konflikti mes dhëndrit dhe dy vëllezërve, që përfundoi tragjikisht.
A.I. dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas, ai është larguar me shpejtësi, duke lënë armën në vendin e krimit dhe veturën me targa të Shkupit, e cila i përkiste atij.
Mjeku i Urgjencës së Malishevës, Festim Sylejmani, ka treguar për gjendjen e viktimave kur mbërriti në vendngjarje:
“Të dy viktimat i kam gjetur pa shenja jete. Njëri kishte dy plumba në gjoks, tjetri një në kraharor dhe një në anën e djathtë. Të dy kishin parametra vitalë zero,” – tha Sylejmani, duke konfirmuar vdekjen e menjëhershme të tyre.
Policia dhe prokuroria kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur provat materiale. Për ta kapur dorasin, janë zhvilluar kërkime në fshat, në pyll dhe në pikat e hyrje-daljeve të zonës, por deri më tani, ai nuk është gjetur.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorit:
“Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati. Policia dhe Prokuroria po punojnë për ta siguruar sa më shpejt prezencën e tij,” – deklaroi Gashi.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje nën pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Megjithatë, ky nuk është kontakti i parë i A.I.-së me drejtësinë. Ai tashmë ka një aktakuzë aktive të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për dhunë në familje dhe kanosje, të ndodhur në muajin mars të këtij viti.
I dyshuari është me prejardhje nga një fshat i Drenasit, ndërsa banorët e Gollubocit shprehen të tronditur nga kjo ngjarje tragjike, që la pas dy viktima dhe një komunitet në ankth, derisa dorasi ende është në kërkim nga policia.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren