Një kontroll rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë ka zbuluar një tentim të shmangies së detyrimeve doganore, ku janë gjetur të padeklaruara katër “iPhone 17 Pro Max” dhe pjesë të tjera për telefona, me vlerë mbi 5 mijë euro.
Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë forcimin e kontrolleve për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të tregut.
Komunikata e plotë:
Vermice 27 nentor 2025 Gjatë një kontrollit rutinë në pikëkalim kufitar është zbuluar dhe parandaluar një rast i tentim-shmangies së detyrimeve doganore.
Gjatë inspektimit të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur 4 telefona të rinj IPHONE 17 PRO MAX, si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat ishin të padeklaruara nga pala përgjegjëse. Vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5000 mije euro.
Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke parandaluar çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
