8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Sigal Prishtina – Bashkimi, spektakël i garantuar në kryeqytet

Të dielën, basketbolli kosovar sjell një tjetër përballje të madhe, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me histori dhe traditë, Sigal Prishtina dhe Bashkimi, raporton PrizrenPress.

Ky duel pritet të ofrojë spektakël dhe emocione, duke pasur parasysh formën dhe rivalitetin mes dy ekipeve. Prishtinasit në këtë edicion kanë regjistruar pesë fitore dhe pesë humbje, duke kërkuar vazhdimësi dhe stabilitet në rezultate, sidomos para tifozëve të tyre.

Në anën tjetër, Bashkimi i Prizrenit, pas një serie mbresëlënëse prej shtatë fitoreve radhazi, ka pësuar tri humbje rresht, çka e bën këtë ndeshje shumë të rëndësishme për rikthimin te rezultatet pozitive dhe ruajtjen e ambicieve në kampionat.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00, ndërsa pritet prani e madhe e tifozëve dhe një atmosferë e zjarrtë, siç i ka hije një derbi të tillë./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Lajmet e Fundit