Burime nga spitali bëjnë të ditur për Sinjalin se më 18.12.2025, rreth orës 16:00, ka ndërruar jetë një vajzë 12 vjeçare. E mitura ishte pranuar në këtë repart një natë më parë, më 17.12.2025 rreth orës 23:30, dhe po trajtohej nga stafi mjekësor.

Express Kredi nga BiCredit

Sipas të njëjtave burime, rreth orës 16:00, Stacioni Policor Prizren është njoftuar për rastin, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë, konkretisht në repartin e Pediatrisë, ku nga mjeku përgjegjës është konfirmuar vdekja e pacientes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Stacionit Policor Prizren, si dhe Hetimet Rajonale. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruan Sinjali.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e së miturës mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren