1.1 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe rinisë për vitin 2025. Ngjarja u mbajt nën kujdesin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila vlerësoi individë dhe organizata që kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë vitit.

Në mesin e të shpërblyerve, çmimin kryesor “Sportisti i Vitit 2025” e mori hendbollisti i KH “Rahoveci”, Egzon Gjuka, i cili gjatë këtij viti është dalluar për paraqitjet dhe rezultatet e tij të larta, raporton PrizrenPress.

Gjatë ceremonisë u nderuan edhe organizatat joqeveritare, krijues letrarë, si dhe kontribuues të ndryshëm në fushën e artit dhe kulturës. Po ashtu, u vlerësuan klubet sportive dhe trajnerët e tyre, të cilët gjatë vitit 2025 kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë përfaqësuar me sukses komunën.

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, mbështetja financiare për sportin, kulturën dhe rininë është rritur këtë vit me 18% krahasuar me vitin paraprak. Në total janë ndarë 223.800 euro, prej tyre: 65.000 euro për kulturë, 19.200 euro për rini dhe 139.600 euro për klubet dhe shoqatat sportive.

Komuna ka bërë të ditur se përkrahja për sportistët, trajnerët, krijuesit dhe organizatat që kontribuojnë në jetën kulturore e shoqërore të Rahovecit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Në fund, u uruan të gjithë laureatët për arritjet e vitit 2025, me dëshirën për suksese edhe më të mëdha në vitin 2026./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Gallapeni viziton shtëpinë e të moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Futbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”. Ai ka takuar humanistin Halil Kastrati, ku i ka dhuruar edhe...

Bedri Hamza në Malishevë: Do ta themelojmë Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka qëndruar mbrëmë në Malishevë, ku ka thënë se programi i tij ofron zgjidhje...

Lajmet e Fundit