43 milionë për Xhakën

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka është gjithnjë e më afër Arsenalit.

Sipas mediave gjermane, “Topçinjtë” kanë dërguar ofertën e tyre në vlerë 43 milionë euro (plus bonuse) në adresë te Monchengadbach për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.

Klubi nga “Emiratës” është i vendosur për ta blerë prishtinasin, i cili po bën super sezon me skuadrën gjermane.

Mesfushori shqiptar prej kohësh kërkohet nga klubi anglez, madje, edhe vet lojtari kohë më parë kishte deklaruar se ëndërron të luajë në Premier League, një nga ligat më të forta në Evropë.

Xhaka me Monchengladbach ka kontratë deri në vitin 2019, por lojtari në tregun e verës mund të largohet nga klubi gjerman për t’iu bashkuar Arsenalit.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit