Klubit të Lirisë i janë hapur disa procedura disiplinore të cilat shpejt pritet të marrin verdiktin përfundimtar nga Komisioni Disiplibor dhe i Etikës i FFK-së.
Bardhezinjtë nga Prizreni kanë humbur derbin nga Vushtrria të dielën që e lamë pas, ndërsa Komisioni i Garave të FFK-së me kryetar Abdyl Bellopojën ka futur Lirinë në disa pika për inicim disiplinor.
“? Ndaj: KF “Liria“. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes. Fillimi i ndeshjes u vonua për 2-3 minuta për shkak se tifozët vendas ndezen fishekzjarre në tribunën e stadiumit duke shkaktuar tym të dendur që gjë pamundësoi fillimin e ndeshjes me kohë.
? Në min 75 tifozët vendas hudhin fushekzjarre në fushë për çka ndërpritet ndeshja deri në largimin e tyre.
? Në min 80, 84 tifozët vendas përsëri ndezin fishekzjarre dhe gjuajnë gur dhe shkrepza në fushën.
? Në min 89 asistenti i dytë u godit me shkop në kokë nga një tifoz vendas prej tribunës (shkopin ja dha një kujdestar i rendit të ndeshjes prej shtegut të atletikës), për çka ndërprehet ndeshja për disa minuta.
? Në min 94 nga tifozët vendas prej tribunës hidhen disa shishe të mbushura me ujë si dhe gurë dhe shkrepza në fushë. Sipas raportit të delegatit të ndeshejs dhe xhirimit televiziv të ndeshejs Liria –Vushtrria.”
Për të gjitha këto pika, Vendimi i KDE-së pritet të dalë sot ose më së largu nesër, ndërsa mbetet të shihet se si do të reagojë FC Liria.
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
