Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75.
Skuadra prizrenase zhvilloi një ndeshje të mirë dhe arriti të mbajë epërsinë në pjesën më të madhe të takimit, duke siguruar në fund një fitore të merituar para tifozëve të saj, raporton PrizrenPress.
Me këtë triumf, Proton Cable Prizreni vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit. Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, prizrenasit kanë regjistruar 13 fitore dhe kanë grumbulluar 27 pikë, duke mbajtur vendin e parë në tabelë.
Pas tyre renditet New Basket me 26 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Keku me 22 pikë.
Forma e mirë e P.C Prizrenit e mban skuadrën në krye të tabelës dhe e konfirmon si një nga pretendentët kryesorë për titullin në Ligën e Parë./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
