Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës sot gjatë ditës ka realizuar një operacion policor të fokusuar në arrestimin e personave të dyshuar me inicialet: B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave “Fajdeja”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrimi”.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Përmes një komunikate për media nga Policia bëhet e ditur se sipas dyshimeve të deritanishme, të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë.
Dëmi i shkaktuar ndaj viktimës, sipas vlerësimeve fillestare, arrin shumën rreth 700.000 euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450.000 euro shtesë në emër të interesit të fajdesë.
“Me urdhëresë të gjykatës janë realizuar kontrolle në pesë lokacione në qytetin e Prizrenit, ku është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa katër persona të tjerë ndodhen në kërkim policor. Me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj personit të arrestuar është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
