Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në Landovicë të Prizrenit.
Në këtë betejë të lavdishme për lirinë e vendit u flijuan shtatë dëshmorë dhe dhjetëra martirë, sakrifica e të cilëve u nderua me respekt të veçantë nga përfaqësues institucionalë, familjarë të të rënëve, organizata të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.
Gjatë ceremonisë përkujtimore, pjesëmarrësit vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe, duke rikujtuar rëndësinë e kësaj beteje në rrugëtimin drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, u organizua edhe një program në shkollën “26 Marsi”, ku u theksua roli historik i Betejës së Landovicës dhe rëndësia e ruajtjes së kujtesës për brezat e rinj.
Përkujtimi u mbyll me mesazhe uniteti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuan në lirinë e vendit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
