8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha.

Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e 26-të do të hapet me përballjen mes Trepcës dhe Borës. Kampionët kanë siguruar vendin e tretë me 22 fitore e tri humbje, derisa prishtinasit janë në pozitën e tretë me 14 fitore e 11 humbje.

Ndeshja tepër e rëndësishme është ajo në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Rahoveci 029. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e 17 humbje dhe ndodhen në dy pozitat e fundit. Të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe për të mbetur në pjesë e elitës.

Derbi i rivalëve të vjetër do të zhvillohet mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. Derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion në ProCredit Superligë, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.

Java e 26-të do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, derisa therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje.

ProCredit Superliga-Java 26

E shtunë
17:00 Trepça – Bora
19:30 Vëllaznimi – Rahoveci 029

E diel
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:30 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit