Një 50-vjeçar është arrestuar dje, më 29.03.2026, në Prizren, pasi ka qenë në kërkim dhe ndaj tij ka pasur shtatë udhër-arreste aktive.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është i dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren.
“I njëjti ka qenë në kërkim dhe ka pasur shtatë (7) urdhër-arreste aktive. Ai është i dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren. I arrestuari është dënuar për veprën penale “Mashtrim” sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”- njoftoi Policia më 30.03.2026.
Ndërsa është bërë e ditur se pas arrestimit, E.S. fillimisht është dërguar në stacionin policor në Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
