Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës.
Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e sotme, e cila është planifikuar të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Dardanët janë gati për këtë ndeshje finale, pasi ëndrra e madhe është kualifikimi në një ngjarje të madhe sportive dhe Kupa e Botës është kulmi i çdo arritje.
Për të qenë sa më afër vëllezërve, shumë tifozë nga Shqipëria janë nisur sot drejt Prishtinës, për atmosferë dhe përkrahje të Dardanëve.
Një kualifikim i Kosovës do të ishte plotësim i një ëndrre të madhe të një shteti të ri, por të vuajtur ndër shekuj. /Telegrafi/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
