Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31 mars 1999 u vranë 106 civilë të paarmatosur – fëmijë, gra, pleq dhe burra.
Banorë të fshatit Pastaselë, por edhe nga zonat përreth si Guri i Kuq, Zatriq, Polluzhë, Kaznik, Kramovik, Çifllak dhe Senoc, si dhe nga komunat e Klinë dhe Malishevë, kishin gjetur strehim në këtë fshat për t’i shpëtuar dhunës dhe krimeve që po kryheshin në Rahovec dhe në mbarë vendin.
Përkujtimi i kësaj masakre shërben si rikujtim i dhimbshëm i vuajtjeve të popullsisë civile gjatë luftës, ndërsa institucionet dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për viktimat dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Në këtë përvjetor, u theksua se kujtesa historike dhe nderimi për të rënët mbeten detyrim i përhershëm, ndërsa mesazhi për drejtësi dhe paqe vazhdon të jetë i fortë.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve të luftës./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
