7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me përfaqësues institucionalë, përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së (OVL e UÇK-së), në krye me Metush Kryeziun, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Në fjalën e tij, kryetari Kastrati theksoi se sakrifica e dëshmorëve mbetet themeli mbi të cilin është ndërtuar liria dhe shteti i Kosovës. Ai u shpreh se kujtimi për ta do të jetë i përhershëm dhe një obligim institucional e kombëtar për të ruajtur dhe kultivuar vlerat për të cilat ata ranë.

Edhe përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së vlerësuan lart kontributin dhe heroizmin e dëshmorëve Mazreku dhe Krasniqi, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj.

Në shenjë nderimi, u vendosën kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve, ndërsa të pranishmit u përkulën me respekt para sakrificës së tyre sublime për atdheun./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit