Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore.
I ndjeri ishte një artist i përkushtuar, i cili ndër vite bashkëpunoi me grupe të ndryshme dhe me emra të njohur të estradës kosovare. Ai ishte gjithashtu pjesë e ansamblit të njohur “Besa” të Prizrenit, ku dha një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e muzikës burimore dhe qytetare.

Florim Nijazi Guhelli do të kujtohet nga miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët si një njeri i qetë, punëtor dhe gjithmonë bashkëpunues.
Përveç veprimtarisë artistike, ai kishte dhënë kontribut edhe në çështjen kombëtare, duke lënë gjurmë në periudha të rëndësishme për vendin.
I ndjeri ishte bashkëshorti i këngëtares së njohur prizrenase Bukurije Morina, me të cilën ndau jetën dhe pasionin për muzikën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 7 prill 2026, në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Prizren.
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
