15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në qytet.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se puna në terren po vazhdon me intensitet të lartë dhe sipas standardeve të përcaktuara.

“Po ecim përpara me projekte konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve, jo me fjalë, por me punë që shihen çdo ditë”, ka deklaruar ai, raporton PrizrenPress.

Totaj thekson se është realizuar betonimi i pjesshëm i pllakës, si një hap i rëndësishëm në avancimin e projektit.

“Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukaj, inspektoi sot nga afër punimet, së bashku me laboratorin e licencuar dhe menaxherin e kontratës, me fokus të veçantë në kontrollin rigoroz të cilësisë së betonit dhe materialeve në terren, sepse projektet e qëndrueshme ndërtohen mbi standarde, jo kompromise”, ka theksuar i pari i komunës.

Gjithashtu, sipas tij, janë realizuar edhe punime të rëndësishme në infrastrukturën nëntokësore, përfshirë rrjetin elektrik, ujësjellësin, rrjetet kabllore, hidroizolimet dhe sigurimin e gropës ndërtimore me pilota.

“Cilësia është prioritet në çdo hap të secilit projekt dhe ky është dallimi mes fjalëve dhe punës reale”, përfundon Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Lajmet e Fundit